Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ndërruar jetë zyrtarja ligjore e kësaj gjykate, dega në Deçan, Rinora Qorraj.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.
“E nderuara familje Qorraj, I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan. Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe zyrtares ligjore të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan, znj. Rinora Qorraj. Gjykata përherë do ta kujtoj për punën dhe vyrtytet e saj të larta. Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë. Prehu në paqe!”, thuhet në telegram ngushëllimi.
Postimi i plotë: