Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime

Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime

Ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte marrë lëndime serioze si pasojë e aksidentit që ndodhi më 22 shkurt në rrugën Ferizaj – Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Po është e vërtetë. Gruaja që është përfshirë në aksidentin Ferizaj-shtime ka vdekur”, ka thënë ai për Front Online.

Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën edhe katër persona të tjerë.

Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe një burrë./TV Arbëria