Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes shoferi në QKUK, u vetaksidentua ditë më parë në Vushtrri

Vdes shoferi në QKUK, u vetaksidentua ditë më parë në Vushtrri

Ka ndërruar jetë një person i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi që ditë më parë ishte përfshirë në një vetaksident në Vushtrri.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“QKUK 24.06.2024-NN. Më 12.07.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Rr. Enver Musa, Vushtrri 12.07.2024-12:55. Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës, i cili ishte i përfshirë në një vet-aksident më datën 12.07.2024 . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.