Ka vdekur reperi Sin Boy, i njohur si ish i dashuri i Rina Balajt, shkruan TV Arbëria.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij në rrjetet sociale.
“Fatkeqësisht thashethemet jane të vërteta por mediat po e sabotojnë Sin Boy edhe në këto kohë. Ai nuk ka shkuar sepse do të jetojë përgjithmonë me muzikën e tij. 1994 – Përgjithmonë”, shkruhet në postim.
Teodor Agustin Gega, i njohur si Sin Boy, është një reper, këngëtar dhe kantautor në Greqi me origjinë shqiptare, dyshohet se ka ndërruar jetë pas një mbidoze narkotike.