Ka vdekur qytetari që ishte vetaksidentuar më 14 korrik në Baicë të Drenasit.
I njëjti po merrte trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda të marra.
“Me datë 25.07.2025 ka ndërruar jetë vozitësi-viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në vet-aksident me datën e cekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.