Një qytetar i lënduar në një aksident javën e kaluar ka vdekur sot. Ai ishte aksidentuar me një veturë të Policisë së Kosovës.
Pas vdekjes së tij, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar zyrtarin i cili ishte duke e drejtuar veturën zyrtare kur ndodhi aksidenti.
Sipas një njoftimi të IPK-së, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” në një aksident trafiku me veturë zyrtare.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur më 05.11.2024 rreth orës 05:00 në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë.
“Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë. Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se lëndime të rënda trupore kishte pësuar vozitësi i veturës Skoda Karoq, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë.Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit. Dje në orët e pasdites IPK është njoftuar nga Policia e Kosovës se qytetari i lënduar si pasojë e këtij aksidenti fatkeqësisht ka ndërruar jetë kurse trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë. IKP njofton se në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit, sot nga IPK është arrestuar zyrtari policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, është thënë në njoftim.