Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes punëtori që u lëndua, arrestohen pronari i firmës e ai i pronës

Vdes punëtori që u lëndua, arrestohen pronari i firmës e ai i pronës

Shiriti i vendosur tregon se në këtë objekt është e ndaluar të punohet.

Gjatë kësaj të enjte në këtë vend, ku po ndërtohet një kompleks banesor në qendër të Lipjanit, kanë mbetur vetëm rrobat e tyre por nuk janë edhe punëtorët.

Një fatkeqësi që ndodhi një ditë më parë, u bë shkas që sot aty të mbretëroj heshtja.

Nga kati i shtatë,  derisa ishin duke punuar, ra njëri nga punëtorët rreth 52 vjeçarë.

Ndihma e parë, iu dha në urgjencën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, por mjekët këtu, thonë se i njëjti ishte sjell në gjendje të rëndë.

Nga këtu, 52 vjeçari ishte dërguar për në QKUK por vetëm pak orë pas, i njëjti kishte vdekur.

“Lipjan  03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”.

Dy personat në fjalë, ndodhën në masën e paraburgimit prej 48 orëve, derisa po hetohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me njësitë relevante është duke marrë veprime hetimore lidhur me këtë rast”.

Trupi i pajetë i 52 vjeçarit, do të varroset gjatë kësaj të enjte.

Familjarët e të ndjerit kanë hapur dyert për ngushëllime në fshatin Rufc derisa i thanë Dukagjinit se i ndjeri kishte punuar në ndërtimtari për më shumë se dy dekada.

Powered by WordPress