Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një pjesëtari të Policisë, shkruan Arbëria TV.
Bëhet fjalë për Shefki Nuradinin.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, duke iu dërguar telegram ngushëllimi.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Shefki Nuradini, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, shkruhet në telegram.