Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së, Shefki Pajaziti

Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së, Shefki Pajaziti

Ka vdekur njëri nga ish-ushtarët më të dallur të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti. I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe më pas veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi./TV Arbëria

Postimi i plotë:

Zoti i merr afër vetes ata që i do.

E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur.

Të pushoftë shpirti në Xhennet!

Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!