Ka ndërruar jetë njëri ka personat që u plagos para disa ditëve në Rahovec.
I ndjeri ishte plagosur më 19 shtator me armë zjarri ndërsa ishte duke u trajtuar në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Dje rreth orës 21:40 jemi njoftuar se viktima, mashkull i lindur në vitin 1971, ka ndërruar jetë në QKUK. I ndjeri me datën 19.09.2023 ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec”, tha ai.
/TV Arbëria