Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes një person si pasojë e zjarrit në një fushë në Prapashticë

Vdes një person si pasojë e zjarrit në një fushë në Prapashticë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi të shtunën në Prapashticë të Prishtinës.

Viktima dyshohet që ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në një fushë.

Teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion.

“Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet tutje.