Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes një person nga fshati Fushticë e Drenasit pasi u plagos me armë zjarri, Policia jep detaje

Vdes një person nga fshati Fushticë e Drenasit pasi u plagos me armë zjarri, Policia jep detaje

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se sot në mesditë në fshatin Fushticë të Drenasit është raportuar për një person të plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, derisa personi i plagosur është dërguar në QKMF-në e Komoranit, ku edhe stafi mjekësor ka konstuar vdekjen.

Policia është duke u marrë me rastin.

“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një person (mashkull) të plagosur me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.

I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti.