Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik .
Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes .
Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.