Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes një person në spital pak ditë pasi u sulmua fizikisht në Shtërpcë

Vdes një person në spital pak ditë pasi u sulmua fizikisht në Shtërpcë

Një person ka ndërruar jetë në spital të martën, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të rënda që mori të premten më datë 8.12.2023, si pasojë e një sulmi fizik me një person tjetër, në Shtërpcë.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull nga Kosova. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Telegrafi/

Themes by WordPress