Një 62-vjeçar nga Prizreni, me inicialet A.P ka vdekur sot paradite.
Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit me plagë të shkaktuara nga armë e zjarrit.
Ndërsa, më vonë ka vdekur pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Sipas dëshmive fillestare, dyshohet për vetëvrasje me armën e tij personale.
“Më datë 20.07.2025, rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve.”, ka thënë për portalin TV Arbëria Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit