Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash gjatë punës

Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash gjatë punës

Një person ka humbur jetën dje rreth orës 10:40 në fshatin Graboc të Pejës, pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash gjatë punimeve në një shtëpi.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.