Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes një person në një aksident komunikacioni në Rahovec

Vdes një person në një aksident komunikacioni në Rahovec

Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK” në Rahovec.

Sipas Policisë në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka vdekur në Spitalin e Gjakovës.

“Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me traga vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.