Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes një person në Kamenicë pasi rrokulliset me traktor

Vdes një person në Kamenicë pasi rrokulliset me traktor

Një person ka vdekur si pasojë rrokullisjes me traktor, raporton TV Arbëria.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë të dielen rreth orës 16:35.

Po ashtu lëndime trupore ka marr djali i viktimës i cili ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.

“Kamenicë 08.01.2023 – 16:35.Viktima mashkull sh/k dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.