Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spital.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se, sipas mjekëve, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“HETIM I VDEKJES  – Spitali Rajonal, Prizren 03.05.2024 – 07:46.   Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.