Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes një grua në Dragash si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit

Vdes një grua në Dragash si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje.