Një person ka vdekur, pasi u lëndua në një aksident të dielën në Fushë Kosovë, raporton TV Arbëria.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i policisë:
“Fushë Kosovë / 02.06.2024 – 20:00. Lidhur me rastin, nga familjarët është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte nën përkujdesje mjekësore ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.