Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Vdes një 90-vjeçar në Fier, ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, dyshohet se u asfiksua

Vdes një 90-vjeçar në Fier, ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, dyshohet se u asfiksua

Ka vdekur person në Fier, pasi i njëjti ka ndezuar një zjarr për të djegur mbeturinat, ndaj dyshohet se është asfiksuar.

Policia ka bërë të ditur se personi që humbi jetën është i moshës 90-vjeçare.

“Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat”.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Themes by WordPress