Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes një 64-vjeçar në Skenderaj, dyshohet për vetëvrasje

Vdes një 64-vjeçar në Skenderaj, dyshohet për vetëvrasje

Një 64–vjeçar nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt ka vdekur, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet si vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka  thënë se vdekja e 64-vjeçarit është konstatuar nga ekipet mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 12:15, është raportuar se në fshatin ‘Llaushe  të Skenderajt,  një person ishte plagosur  me armë zjarri dhe i njëjti ishte dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal ne Mitrovicë , ku rreth orës  13:36, mjeku ka  konstatuar vdekjen e viktimës G.B.,  mashkull rreth 64  vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është gjetur një  armë  e shkurte pistolete me shtatë  fishek dhe një gëzhoj. Hetuesit  policor në koordininim me Prokurorin kompetent hetojnë rastin si vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.