Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes një 56-vjeçar në Suharekë, policia nis hetimet

Vdes një 56-vjeçar në Suharekë, policia nis hetimet

Një 56-vjeçar është dërguar në emergjencën e Suharekës pas mesnatës të së premtes ku mjekët kanë konstatuar se ai nuk ka shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se me të marrë informatat, policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Me datë 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi./Dukagjini