Mbrëmjen e sotme një person ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë, shkruan Arbëria TV.
Rasti ka ndodhur në Prizren, përkatësisht në fshatin Reçan ndërkaq viktima është 42 vjeçari me inicialet G.G.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës”, tha Gashi.
Tutje ai tha se njësit përgjegjëse po merren me rastin.