Një 42-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta këtë të shtunë në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
I njëjti rreth orës 08:30 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë për shkak të lëndimeve.
Aty ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’. Rasti po trajtohet”, ka thënë Elezaj.
/TV Arbëria