Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes një 40-vjeçar në Prizren në rrethana të paqarta

Vdes një 40-vjeçar në Prizren në rrethana të paqarta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 40-vjeçar ka vdekur në rrethana ende të paqarta.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren ka thënë se ai ishte sjellë me lëndime të rënda trupore në QMF-në e fshatit Bresanë të Opojës nga vëllai i tij, ndërsa pasi është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka vdekur.

Tutje ka bërë të ditur se viktima në momentin e incidentit ishte duke punuar me traktor në zonën malore të Bresanës.

“Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore.”, ka thënë Bytyqi për TV Arbëria.

Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.