Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes një 29-vjeçar në Spitalin e Prizrenit në rrethana të pasqaruara

Vdes një 29-vjeçar në Spitalin e Prizrenit në rrethana të pasqaruara

Një 29-vjeçar me inicialet L.K ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ai po trajtohej në këtë institucion që nga dje.

“Sipas informatave fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe përkundër përpjekjeve për ndihmë, ai ka vdekur.”, ka thënë për TV Arbëria zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit. Shaqir Bytyqi.

Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.