Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes nëna e deputetit kosovar, Besnik Tahiri

Vdes nëna e deputetit kosovar, Besnik Tahiri

Ka vdekur nëna e deputetit nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.

Lajmi u bë i ditur nga ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

“Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, bashkëshortit Ruzhdiut, djemve Besnikut dhe Ilirit, të afërmve dhe miqve”, shkroi Haradinaj.

Shkrimi i tij:

Erta 300×250
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasime Tahirit, nënës së kolegut tonë, Besnik Tahiri.

Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, bashkëshortit Ruzhdiut, djemve Besnikut dhe Ilirit, të afërmve dhe miqve.

Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar dhimbjen!

Nëna Hasime u prehtë në paqe!