Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar javë më parë në Vushtrri

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar javë më parë në Vushtrri

Ka vdekur një person në QKUK, pasi i njëjti ishte aksidentuar javë më parë në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.

Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari për aksident gjendet në arrest shtëpiak.

Kurse trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Fsh. Sfaraqak, Vushtrri 19.10.2024 – 16:03. Me 06.11.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Vdekje e të tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. I dyshuari gjendet në arrest shtëpiak. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Powered by WordPress