Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një qytetar nga Ferizaj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Sipas raportit të policisë, thuhet se viktima ditë më parë e kishte lënduar vetën me një thikë.
“Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull nga Kosova, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/