Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes në QKUK një punëtor që u lëndua në vendin e punës në Gjakovë

Vdes në QKUK një punëtor që u lëndua në vendin e punës në Gjakovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fabrikë të tullave në Gjakovë, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në rrethana të panjohura në një fabrikë të tullave në Gjakovë, ndërsa viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente atje.

“Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës  06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.