Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 tetor, në orën 21:19.

Vdekjen e viktimës, mashkull kosovar, e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.