Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes në QKUK një grua shtatzënë nga Malisheva, nuk iu mbijetoi lëndimeve që pësoi në një aksident trafiku

Vdes në QKUK një grua shtatzënë nga Malisheva, nuk iu mbijetoi lëndimeve që pësoi në një aksident trafiku

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Naser Syla drejtori i Emergjencës në QKUK.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla.