Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes në QKUK burri që u aksidentua ditë më parë në Milloshevë

Vdes në QKUK burri që u aksidentua ditë më parë në Milloshevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësor i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur, pasi që ditë më parë ishte aksidentuar nga një veturë në Milloshevë.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje.