Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe kombëtares së Italisë

Vdes në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe kombëtares së Italisë

Një zi e rëndë ka tronditur botën e futbollit: u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj dhe më ikonikë në historinë e Milanit dhe të sportit italian.

Kapiteni legjendar kuqezi dhe i Kombëtares italiane ka qenë disa herë kampion i Evropës dhe i Botës me Milanin, ndërsa me fanellën e Italisë mbetet lojtari i vetëm që ka fituar një vend të parë (pa luajtur), një vend të dytë dhe një vend të tretë në Kampionatet Botërore.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi kuqezi përmes kanaleve të tyre zyrtare në rrjetet sociale: “Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli dhe thellësia e tij do të jenë përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numër 6, pjesë integrale dhe themelore e ADN-së dhe e rrugëtimit të gjithë Klubit. Ngushëllimet që AC Milan i dërgon familjes së Franco Baresit janë të njëjtat që çdo tifoz kuqezi ia bën vetes në një orë kaq të vështirë.”

Pas tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur në vitin 1997, Milani vendosi të tërhiqte përgjithmonë fanellën e tij me numër 6. Në vitin 2025 ai ishte operuar për një nodul në mushkëri dhe më e keqja dukej se kishte kaluar, por një rikthim i sëmundjes i rezultoi fatal, duke sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në ditët e fundit, periudhë gjatë së cilës kishin qarkulluar edhe lajme të rreme (fake neës) rreth vdekjes së tij.