Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes në Gjermani një 3-vjeçar nga Peja, dyshohet se ra në lum

Vdes në Gjermani një 3-vjeçar nga Peja, dyshohet se ra në lum

Një fëmijë 3-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë në një lum disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për Zef Krasniqin, i cili, siç shkruan ‘Peja në Fokus’, kishte rënë në lumin “Sieg”, në qytetin Siegen gjatë një aktiviteti me fëmijë të tjerë nën mbikëqyrje.

Rasti është raportuar edhe nga mediat gjermane, përfshirë RTL West, të cilat kishin njoftuar se fëmija ishte gjetur në ujë, ishte reanimuar dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.

Sipas informacioneve të siguruara nga familja, për portalin ‘Peja në Fokus’, vogëlushi kishte qëndruar për disa ditë në gjendje kome, për të ndërruar jetë dje.

Familja e tij ka prejardhje nga Nepolja e Pejës, ndërsa për ceremoninë e varrimit ende nuk janë dhënë detaje.