Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Aliriza Osmani

Vdes mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Aliriza Osmani

Ka vdekur mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Aliriza Osmani.

Kështu ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Që nga orët e para iu bashkua UÇK-së në Karadak, duke u bërë pjesë e përpjekjes sonë për liri e dinjitet kombëtar.”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti shkroi se pas luftës, si drejtor i spitalit të Kumanovës, Osmani vendosi drejtësi dhe barazi në atë institucion, duke e kthyer në shembull të përkushtimit profesional dhe njerëzor.

“Dr. Aliriza Osmani ishte intelektual i dalluar, me virtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë.”, ka potencuar Ahmeti.