Ka vdekur mjekja specialiste e Psikiatrisë, dr. Nazife Hulaj.
Dr. Hulaj punoi për vite me rradhë në Klinikën e psikiatrisë, ishte shefe e Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik, si dhe ishte anëtare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës.
“Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.”, thuhet në njoftimin e OMK-së.