Bota e futbollit shqiptar në zi. Ka ndërruar jetë në moshën në 85-vjeçare, ish-futbollisti Tiranës, Nuri Bylyku, njoftojnë mediat shqiptare.
Ai ka mbajtur shiritin e kapitenit, ka qenë trajner dhe drejtues i klubit bardheblu.
Ndërkohë, në nder të tij do të mbahen homazhe nga ora 11:0-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. /TV Arbëria