Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lajmëruar se kushëriri i tij, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci ka ndërruar jetë.
Lladrovci tha se Ilazi ishte “inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur”.
Njoftimi i plotë:
Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, kushëriri im, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.
Ilazi me profesion ishte inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur.
Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së. Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pas çlirimit, iu kthye punës së tij, për të qenë shembull i profesionit, modestisë dhe angazhimit qytetar.
Ne humbëm njeriun e dashur, njeriun e mirë e atdhetar, por, kujtimet më të mira për të do të jenë të përhershme.
Nderim jetës e veprës së Ilaz Lladrovcit!