Halil Tanaj, kirurg i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të diel.
Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirugji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook.
“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj.
Fekaj më tej ka ngushëlluar familjen Tanaj për humbjen tragjike të dr.Halilit.
“Ngushëllime familjes Tanaj, shokëve, miqve dhe kolegeve! Zoti e mëshiroftë në Parajsë”, shkroi Fekaj.
Ndërkaq, raportohet se Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.