Mbrëmë ka ndodhur një aksident në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ai tha se viktima nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.
Viktima ishte grua e moshës 58 vjeçare me inicialet F.G.
“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.
“Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar”.
Komunikata e plotë e policisë:
Aksident trafiku me fatalitet (goditje e këmbësorit)
Prizren, 29 korrik 2024
Me date 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës.
Në ketë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. viti lindjes 1966 femer,kosovare) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk ka mundur t’ju mbijetoj.
Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupi i dërgohet ne IML ne Prishtinë.
E dyshuara pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Aksident trafiku me fatalitet’’.