Një person ka vdekur në QKUK pasi ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës dy ditë më parë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rasti është duke u hetuar”,thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/TV Arbëria