Ka vdekur njëri nga ish-ushtarët e parë të UÇK-së, Fadil Hoxhaj, nga fshati Kllodernicë i komunës së Skenderajt, raporton TV Arbëria.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, në Facebook.
Njoftimi i familjarëve:
“Të nderuar miq, shokë e familjarë,
Me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me datë 31.01.2023 ndrroi jetë nderë ish ushtart e pare te UÇK-së Fadil Beqir Hoxhaj duke na lënë të pikëlluar përgjithmonë.
“Te Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”.
Me pikëllim,
Mbarë Familja Hoxhaj”
