Ka ndërruar jetë Naim Shala, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e fundit në Kosovë, shkruan TV Arbëria.
Për vdekjen e tij ka njoftuar djali i axhës së tij Ferat Shala, i cili bën dedikimin prekës për ish-luftëtarin e UÇK-së.

Njoftimi i plotë për vdekjen e Naim Shalës:
Miq, familjar, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendas,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se djali i axhës dhe bashkëluftëtari i orëve të para, Naim Shala, papritmas na la.
Naim, e kam të pamundur të pajtohem me faktin që na le. Dhimbja e humbjes tënde do të mbetet përgjithmonë në shpirtin tim.
Për varrimin dhe ceremonitë e tjera do të ju njoftojmë me kohë.