Ish-kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, ka vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Vitisë, të cilët edhe kanë shprehur ngushëllime.
“Z. Arifi do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj komunës së Vitisë, për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe për kontributin që dha në zhvillimin e vendit. Ai la pas një trashëgimi të respektit dhe punës së ndershme.”, thuhet në njoftim.