Ka vdekur ish-gazetari, Seremb Gjergji, në moshën 47-vjeçare .
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë e pas luftës në Kosovë në disa mediume të shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione te shkruara. /TV Arbëria