Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes infermierja e Neonatologjisë të QKUK Bedrije Gashi, SHSKUK shpreh ngushëllime

Vdes infermierja e Neonatologjisë të QKUK Bedrije Gashi, SHSKUK shpreh ngushëllime

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar për vdekjen Bedrije Gashi, infermiere në në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Siç thuhet në njoftim “Gashi ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe”.

Kështu, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bedrije Gashit.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e infermieres Bedrije Gashi, e cila për tre dekada me zell dhe përkushtim, shërbeu në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën. ShSKUK dhe QKUK, shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë”, thuhet në njoftim.