Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në QKUK

Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar për vdekjen e infermieres Shukrije Kurti.

Sipas njoftimit të SHSKUK’së, e ndjera ishte infermiere në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare e cila kishte përvojë mbi 20 vite.

“Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

ShSKUK i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, stafit të klinikës dhe pacientëve që ju shërbeu me shumë përkushtim”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

 

Powered by WordPress